image Alban Krasniqi i VV-së kërkon nga votuesit që ta bojkotojnë balotazhin në Malishevë

Alban Krasniqi i VV-së kërkon nga votuesit që ta bojkotojnë balotazhin në Malishevë

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, ka kërkuar nga votuesit e tij që ta bojkotojnë balotazhin në Malishevë mes Nismës Socialdemokrate dhe Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, fituesit e këtyre zgjedhjeve në Malishevë janë figura të krimit dhe korrupsionit, të cilat fituan përmes mekanizmave të klientelizmit, shantazhit dhe patronazhit.

“Andaj, fitores së figurave që janë sinonim i krimit dhe korrupsionit nuk kam sesi t’i gëzohem dhe as sesi t’i uroj. Janë ata shkaktari i varfërisë, janë ata shkaktari i ikjes masive të rinisë, janë ata shkaktari i lënies së komunës sonë në fund të listës, ata janë përfituesit e privatizimit të tokave tona, janë ata lejedhënësit dhe bashkëpronarët e gurthyesve, janë ata përfituesit e tenderomanisë“, shkroi ai.

Ai ka thënë se as PDK e as Nisma nuk përfaqësojnë vlerat për të cilat thotë se angazhohet VV-ja, andaj, u bën thirrje votuesve të kësaj partie që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 14 nëntorit.

“Asnjëra prej subjekteve që kanë fituar balotazhin nuk përfaqësojnë vlera për të cilat ne angazhohemi, përkundrazi janë sinonim i krimit. Andaj edhe i bëj thirrje të gjithë votuesve tanë që TA BOJKOTOJNË BALOTAZHIN NË MALISHEVË. Sepse të zgjedhësh mes dy të këqijave nuk është zgjidhje, por zgjedhë…lak në fytin e qytetarit”, shkroi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/