image Alban Beqiri siguron medalje në botërorin që po mbahet në Beograd

Sporte Luftarake

Alban Beqiri siguron medalje në botërorin që po mbahet në Beograd

news image

Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka siguruar një medalje në Botërorin e boksit që është duke u mbajtur në Beograd.

Beqiri ka mposhtur të martën mbrëma në çerekfinale boksierin nga Jordania, Zeyad Eashah 4-1 me vlerësim të gjyqtarëve.

Ai në këtë meç për kategorinë deri në 71 kilogram e humbi raundin e parë, por që arriti t’i fitojë dy të tjerët, për ta siguruar medaljen e bronztë.

Kjo ishte fitorja e katërt e Alban Beqirit në botërorin që po mbahet në Beograd. /Gazeta Sinjali Sporti/