image Alarmon Rusia për futjen e një nëndetëse amerikane në ujërat e tyre

Botë

Alarmon Rusia për futjen e një nëndetëse amerikane në ujërat e tyre

news image

Ministria ruse e mbrojtjes ka kontaktuar me ShBA-në gjatë ditës së sotme, ku është ankuar për një incident, që sipas tyre një nëndetëse amerikane ka shkelur ujërat e tyre territoriale.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Rusia e ka urdhëruar nëndetësen amerikane që të largohet nga ujërat ruse në Oqeanin Paqësor.

Nëndetësja është parë pranë ishujve Kuril të shtunën, ndërsa Rusia po kryente stërvitje detare me flotën e saj të Paqësorit, e ku nëndetësja u urdhërua të dilte menjëherë në sipërfaqe, citohet të ketë thënë ministria ruse.

/GazetaSinjali/