image Alarmon OKB-ja, toka bujqësore po reduktohet me ritme të shpejta në Shqipëri

Shqipëri

Alarmon OKB-ja, toka bujqësore po reduktohet me ritme të shpejta në Shqipëri

news image

Përherë dhe më shumë sipërfaqja e tokave të mbetura të papunuara në vend po rritet dhe ky problem sjell reaksion zinxhir te mungesa e prodhimit e çmimet e larta.

Shqetësimin e ngre Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, teksa vlerëson se janë 206 mijë hektarë joproduktive në vend, raporton A2.

Shqipëria po humbet me ritme të shpejta në tokën bujqësore, ndërsa prodhimtaria ka arritur nivelet më të ulëta në dy dekadat e fundit. Është ky shqetësimi që Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë ngre teksa vlerëson se janë 206 mijë hektarë tokë që rrezikon të kthehet në “djerrë”. /GazetaSinjali/