image Alarmohen Forcat Ajrore greke, rrëzohet avioni ushtarak F-4

Rajon

Alarmohen Forcat Ajrore greke, rrëzohet avioni ushtarak F-4

news image

Një avion F-4 i Forcave Ajrore greke u rrëzua të hënë në zonën detare pranë Andravidës.

Sipas informacioneve fillestare, F-4 me dy vende , i cili ishte në një fluturim stërvitor dhe i shoqëruar nga një tjetër Phantom, u rrëzua 25 milje detare në jug të aeroportit të Andravidës.

Avioni i rrëzuar i përkiste skuadronit 338 të krahut luftarak 117, shkruajnë mediat greke.

Për momentin nuk është e qartë nëse dy pilotët ia dolën të përdornin parashutën për tu hedhur nga avioni.

“Të hënën, më 30 janar 2023 në orën 10:30, një avion F-4 (dy vendësh) i 338M/117PM që kryente një fluturim stërvitor u rrëzua në zonën detare 25 milje detare në jug të aeroportit Andravidas”, thuhet në njoftimin zyrtar të Shtabit të Përgjithshëm të Aviacionit grek.

/GazetaSinjali/