Pandemia e Covid-19 mund të shkaktojë “uri të ndryshme” në botë dhe vendet më të varfra do të vuajnë nga konflikti dhe uria. Alarmi u ngrit nga Shefi i çështjeve humanitare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcook, duke kërkuar një ndihmë shtesë prej 4.7 miliardë dollarë në mënyrë që të ndahet në një plan global të ndërhyrjes humanitare.
“Nëse nuk veprojmë tani, duhet të përgatitemi për një rritje të konsiderueshme të konfliktit, urisë dhe varfërisë. Spektri i urisë së shumëfishtë do të shtohet ndjeshëm. Duhet me domosdoshmëri një aksion i jashtëzakonshëm”, tha Lowcook.-
Në mars, OKB kërkoi 2 miliardë dollarë ndihmë për të trajtuar pandeminë, nga të cilat deri më tani janë zhbllokuar 900 milionë nga donatorët.
Ndërkohë, 9 të tjera u shtohen 50 vendeve tashmë të klasifikuara si të prekshme: Beninit, Xhibutit, Liberisë, Mozambikut, Sierra Leone, Togo, Zimbavesë, Pakistanit dhe Filipineve.
Sipas përfaqësuesit të OKB, tashmë duhen edhe 4.7 miliardë për të mbrojtur miliona jetë dhe për të shmangur infeksionet nga koronavirusi në vendet më të brishta.
Në shumë prej këtyre vendeve kulmi i pandemisë pritet të ndodhë të ndodhë jo më parë se 3 deri në 6 muaj, por ndërkohë situata e tyre socio-ekonomike do të përkeqësohet si pasojë e drejtpërdrejtë e bllokimit, rënies së të ardhurave.