Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar raportin e fundit 24-orësh për gjendjen epidemiologjike në vend.
Sipas IKShPK-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 mijë e 708 raste të reja dhe një viktimë si pasojë e infektimit me koronavirus.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë testuar mbi 10 mijë persona, ndërsa afër 5 mijë të tjerë janë vaksinuar.
Gjithashtu, gjatë kësaj kohe janë shëruar 202 persona që ishin të infektuar me COVID-19.
Sot IKShPK vlerësoi se pothuajse të gjitha rastet me COVID-19 në Kosovë janë me variantin Omicron.