Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka ndezur alarmin për gjendjen e spitalit të këtij qyteti, shkruan Gazeta Sinjali.
Vetëm sot në komunën e Pejës kanë vdekur kanë pacientë të prekur me koronavirus.
Loci thotë se personeli shëndetësor po bën të pamundurën për t’u dalë në ndihmë pacientëve, por thotë se spitali është mbingarkuar nga të hospitalizuarit.
“Komuna Pejës vazhdon të mbetet nën masat e zonës së kuqe për shkak të numrit të lartë të personave të prekur me Covid-19 ku pothuajse çdo ditë kemi shifra të larta me Covid-19 dhe kjo bën që komuna e Pejës të vazhdojë të mbetet nën këto masa dhe gjendja paraqitet e rënduar.
Javët e fundit kemi një numër jashtëzakonisht të lartë të hospitalizuarve, pra numri është mbi 100. Duhet theksuar se kapacitetet në spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë të mbingarkuara”, tha ai në RTV Dukagjini.
Spitali i Përgjithshëm mbulon pesë komuna të regjionit të Pejës: Pejën, Deçanin, Junikun, Klinën dhe Istogun./Gazeta Sinjali/