image Alarmante: 97 të infektuar me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Alarmante: 97 të infektuar me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

news image

Trajtimi i pacientëve me COVID-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Atje aktualisht po trajtohen 121 pacientë.Nga ta, 3 pacientë janë në raspirator, 97 në oksigjenoterapi dhe 15 janë në gjendje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e të infektuarve ka edhe staf shëndetësor.

“Gjatë 24 orëve të fundit , katër pacientë.Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 19 të infektuar me COVID-19 si dhe 7 mjek, 6 infermier dhe 6 punëtor të Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Sa i përket lindjeve, gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë gjashtë lindje, pesë normale dhe një me prerje cezariane. Nga këto foshnje, katër kanë qenë të gjinisë mashkullore kurse dy të gjinisë femërore. /Gazeta Sinjali/