image Alarmante: 24 të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës - Sinjali

Alarmante: 24 të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

news image

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 149 pacientë të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit të këtij spitali, 106 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 24 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Menaxhmenti i këtij spitali ka njoftuar se 4 nga personat e prekur me COVID-19 që po trajtohen në këtë spital, janë në respiratorë.

Gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë të cilët kanë qenë të hospitalizuar në këtë spital janë shëruar./Gazeta Sinjali/

149 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Monday, December 7, 2020

Shpërndaje artikullin