Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 149 pacientë të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të fundit të këtij spitali, 106 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 24 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Menaxhmenti i këtij spitali ka njoftuar se 4 nga personat e prekur me COVID-19 që po trajtohen në këtë spital, janë në respiratorë.
Gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë të cilët kanë qenë të hospitalizuar në këtë spital janë shëruar./Gazeta Sinjali/
149 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së…
Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Monday, December 7, 2020