Kompania ajrore “AirEuropa”, ka njoftuar se alarmi për rrëmbimin e një aeroplani është alarm i rrejshëm dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.
“Në fluturimin Amsterdam – Madrid, këtë pasdite është aktivizuar, gabimisht, një lajmërim që nxit protokollet për rrëmbim”.
“Asgjë s’ka ndodhur, të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe presin që t’i vazhdojnë fluturimet së shpejti. Kërkojmë thellësisht falje”, thuhet në njoftimin e avio-kompanisë “AirEuropa”./Gazeta Sinjali/