Autoritetet e sigurisë në Paris kanë evakuuar me shpejtësi Kullën Eiffel pas një alarmi për bombë, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia rrethoi me një kordon sigurie zonën më të frekuentuar nga turistët pas një telefonate anonime për vendosjen e një sasie eksplozivi në një nga monumentet më të vizituara të kryeqytetit francez.
Oficerë të armatosur kanë zbarkuar në qytet ndërkohë që mediat raportojnë se ekipet e sigurisë kanë nisur kontrollin në zonë.
Autoritetet lokale iu kanë bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në sqarimin e situatës.