Stacioni qendror i qytetit Holandez të Utrecht është evakuuar sonte, njoftoi policia lokale përmes llogarisë së tyre në Twitter.
Pas një situate të dyshimtë në një tren në stacionin qendror të Utrecht, trafiku i trenave u bllokua dhe stacioni u evakuua, thanë agjentët dhe specifikuan se “policia po kërkon një person në një tren”.
Sipas raporteve të mediave lokale, dy persona janë arrestuar në lidhje me incidentin.
Nga ana e saj, kompania hekurudhore NS raportoi në llogarinë e saj në Twitter se operacioni u shkaktua për shkak të një “kërcënimi me bombë”.
Gjithashtu, po raportohet se një person në qytetin e Utrechtit dyshohet se hodhi një çantë në stacionin qendror të trenit pasi bërtiti “Allahu Akbar”.
Policia Holandeze ndaloi të gjitha shërbimet e trenit dhe evakuoi stacionin. Për një ndërhyrje të mundshme, skuadrat e bombave u drejtuan gjithashtu në stacion. /Gazeta Sinjali/