image Alarm për bombë, aeroplani që udhëtonte nga Beogradi në Moskë kthehet mbrapsht
[wp-story id="814678"]

Rajon

Alarm për bombë, aeroplani që udhëtonte nga Beogradi në Moskë kthehet mbrapsht

news image

Aeroplani i ‘Air Serbia’ i cili operon në linjën nga Beograd-Moskë, është kthyer mrapsht në aeroportin ‘Nikola Tesla’, pasi u dyshua se brenda aeroplanit ishte vendosur bombë.

Lajmin e ka konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, raporton Tanjug – transmeton Gazeta Sinjali.

Fluturimi u pezullua dhe të gjithë pasagjerët që ndodheshin në aeroplan u evakuuan.

Edhe para disa ditësh, një aeroplan që kishte destinacion Moskën ishte kthyer prapa për të njëjtën arsye.

/GazetaSinjali/