image Alaba drejt largimit, Bayerni gjen zëvendësuesin e tij në Angli

Futboll

Alaba drejt largimit, Bayerni gjen zëvendësuesin e tij në Angli

news image

Bayern Munich raportohet se është shumë afër finalizimit të marrëveshjes për transferimin e Omar Richards, transmeton Sinjali Sportiv.

David Alaba sipas të gjitha gjasave do largohet nga ‘Allianz Arena’ në fundin e këtij sezoni, pasi që skadon edhe kontrata e tij me kampionin gjerman.

Mbrojtësi austriak është i lidhur me një kalim te Real Madridi, skuadër për të cilën thuhet se ai ëndërron që të luajë.

Por, sipas raportimeve nga Gjermania, ‘Bavarezët’ tashmë kanë gjetur zëvendësuesin e tij dhe marrëveshja është afër finalizimit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Reading, Omar Richards, për të cilin Bayerni do paguajë 15 milionë euro. /Sinjali Sportiv/.

Bayern Munich already has a replacement for Alaba
Omar Richards / Reading.