image Akuzohet për vrasje dhe grabitje me armë, Kim Kardashian i del në mbrojtje reperit të njohur: Po mbahet padrejtësisht në burg

Bota e Yjeve

Akuzohet për vrasje dhe grabitje me armë, Kim Kardashian i del në mbrojtje reperit të njohur: Po mbahet padrejtësisht në burg

news image

Kim Kardashian ka reaguar së fundmi me një seri postimesh në InstaStory, duke dalë në mbrojtje të reperit Gunna i cili po qëndron i burgosur.

Ylli i “The Kardashians” u shpreh se 29-vjeçari po mbahej brenda pa prova, pasi ai u akuzua në muajin maj me bashkëpunëtorin e tij, Young Thug, 31 vjeç dhe 26 të tjerë për vrasje dhe grabitje me armë.

Kardashian, e cila i ka dalë shpesh në mbrojtje të burgosurve gabimisht vitet e fundit, përshkroi atë që ajo e konsideronte si një rast të paqartë kundër Gunna-s. Kim u shpreh: “Imagjinoni të uleni në një qeli burgu për 155 ditë pa asnjë detyrim, kur prova e vetme kundër jush është një faturë për xhama të zinj të makinës dhe dikush që thotë se nuk keni qenë në një bandë. Ky është vendi ku miku im e gjen veten sot pavarësisht se nuk kishte asnjë provë që ai kreu një krim”.

/GazetaSinjali/