image Akuzat se ia ndali ish-presidentit Rugova telefonatat, Mustafa rrëfen se si qëndronte çështja

Politikë

Akuzat se ia ndali ish-presidentit Rugova telefonatat, Mustafa rrëfen se si qëndronte çështja

news image

Ish-kryeministri i vendit dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për akuzat se sa ishte në ministër i Financave, kishte ndalur paratë për presidentin e atëhershëm, Ibrahim Rugova.

Mustafa ka rrëfyer në detaje se si qëndronte puna dhe cili ishte realisht problemi në lidhje me telefonatat.

Ai ka thënë se problemi nuk ka qenë i lidhur me presidentin Rugova, derisa tregon se si ndaheshin mjetet për presidencën.

“Në të vërtetë, ka qenë një problem. Por nuk ka qenë i lidhur me presidentin Rugova. Kur presidenti Rugova udhëtonte për në ShBA, se ne e financonim edhe presidencën këtu, dhe kemi dhënë para edhe për udhëtimet e tij. Nuk dihet (sa ka qenë rroga), nuk ka qenë shumë, më tepër kanë pasur mbulim të shpenzimeve, ashtu siç e kemi pasur edhe ne. Pastaj i jepnim mjetet për udhëtim, shembull në ShBA, 30-40 mijë marka, për delegacion, për shpenzime, ushqim, bileta”, ka thënë ai në ditarin e Buzhalës.

Më pas, Mustafa tregon se merrnin raporte kthyese nga stafi që punonte në Presidencë, në mënyrë që të shihej se sa prej tyre janë shpenzuar.

“Neve na u desh që të merrnim raporte kthyese, jo prej Rugovës, por prej njerëzve, se Rugova as paratë nuk i merrte, dikush prej delegacionit pranonte mjete. Pastaj të na jepnin raporte se sa prej atyre mjeteve janë shpenzuar, sa mjete kanë mbet, dhe pastaj ato të regjistrohen dhe t’u jepen organeve në Kosovë, sepse ne nuk kërkonim që ato të tërhiqeshin në Gjermani”, tha ai.

“Edhe me punë të telefonave, atëherë ka qenë një problem i madh me telefona satelitorë, se kushtojshin shumë biseda, dhe ne kërkonim që ato me u racionalizu, sepse kishin shumë shpenzime. Kemi pasur kërkesa, edhe prej administratës të presidencës dhe LDK-së, që të na informojë së pari, të na i dërgojë raportet për shpenzimin e mjeteve, sepse duhej që prej atyre raporteve, të hartonim raportin në fund”, shtoi ai.

Mustafa, tutje tregon se atë kohë, edhe për ushqim merrej fatura si dëshmi dhe se me këtë logjikë, kishin kërkuar raporte edhe për telefonatat.

“Aty pastaj dolën probleme, jo nga Rugova, por ata që punonin aty, sepse prituan të bënin raporte. Një sandwich, një doner nëse e kemi ble, e kemi marrë atë faturë dhe e kemi futë në llogari, me ditë ku po shpenzojmë mjete. Pastaj me logjikën tonë, pastaj kërkuam edhe këtu, pastaj dolën thanë po e kushtëzoni Rugovën për mjete. Që është e pavërtetë, sepse Rugova nuk ka qenë i involvuar në atë fare”, përfundon ai përgjigjen e tij në lidhje me këtë çështje.

/GazetaSinjali/