Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur ashpër akuzave të ish-deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, i cili deklaroi se Rama ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një arrestim në Itali.
Përmes një shënimi në Twitter, Rama nuk kursen ironinë dhe i drejtohet Zotit me fjalët “Si nuk e pate mendjen kur i krijove këta?”
Kyreministri sqaron se deklarata për mediat italiane mbi ndalimin nga një polic u bë për arsyet të sjelljes në vëmendje të racizmit antishqiptar në Itali në vitet 90’, ndërkohë shton se kundërshtarëve politikë u duhet një kandil për t’u ndriçuar mendjet.