image Akuzat e Haxhiut, Selimi i quan politike – E fton në ballafaqim

Drejtësi

Akuzat e Haxhiut, Selimi i quan politike – E fton në ballafaqim

news image

Ish-ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, përmes një shkrimi në Facebook i është përgjigjur akuzave që kanë ardhur në drejtim të tij gjatë konferencës për media nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Gazeta Sinjali.

Selimi, ka ftuar Haxhiun për një ballafaqim rreth akuzave.

Sot nga ora 17:45 jam në Klan Kosova në infomagazinë. Ftoj Ministren Haxhiu që të ballafaqohemi për të diskutuar rreth akuzave”, shkroi Selimi.

Selimi thotë se sot Ministrja e Drejtësisë ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka dhënë një sërë akuzash rreth punës së tij në Ministri me motive krejtësisht politike.

“Më lejoni që të ju informoj, që rasti i tokës së ShKK-së është një proces i cili ka filluar para mandatit tim si Ministër. Ministrja Haxhiu e din këtë shumë mirë. Dhënia me qira e tokës ka ndodhur me ankand publik. Paratë shkojnë direkt në Shërbimin Korrektues. Tokën e kemi ruajtur, kemi mbrojtur shërbimin. Ftoj ministren që në bazë të Ligjit për qasje në dokumente publike ta publikojë gjithë dosjen. Nëse nuk e bën këtë ministrja, do ta kërkoj zyrtarisht dosjen dhe do ta publikoj”, shkroi Selimi.

Njëkohësisht, thotë Selimi, “një kopje do ta dorëzoj personalisht në Prokurori. Dosja e ankandit shumë vjeçar e konfirmon këtë gjë”.

Gjithashtu me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, sot Ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve dhe ta prishë barazinë e armëve, rrjedhimisht duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës. Spin doktoratë e VV-së kanë bërë një gabim të madh të diversionit dhe kanë zgjedhur që të fillojnë një betejë të cilën do ta humbin”, përfundoi Selimi.

/Gazeta Sinjali/