image Akuzat e deputetes britanike për Kishën Ortodokse Serbe rreth armëve, Abott: Ndajmë qëndrimin sikur KFOR-i, s’ka prova

Politikë

Akuzat e deputetes britanike për Kishën Ortodokse Serbe rreth armëve, Abott: Ndajmë qëndrimin sikur KFOR-i, s’ka prova

news image

Ambasdadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abott, ka folur edhe për pretendimet e deputetes britanike Alicia Kearns se Kisha Ortodokse Serbe është përfshirë në kontrabandë të armëve.

Abott ka thënë se Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ndanë qëndrimin e njejtë me KFOR-in dhe se s’ka asnjë provë për diçka të tillë.

Diplomati britanik ka thënë se Kearns ka vepruar në mënyrë të pavarur nga Qeveria britanike dhe se informacionet nuk i ka marrë nga Qeveria.

Abott ka thënë se ato që ka thënë Kearns nuk janë informacione që kanë kaluar filtrat e Ministrisë së Jashtme dhe sipas Abott deklarimet e saj janë përgjegjësia e Kearns.

“Nuk janë informacione që i kanë kaluar filtrat e Ministrisë së Jashtme. Po, ajo ka punuar më parë për Ministrinë e Jashtme dhe Commonwealth. Mendoj se ka punuar edhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Por me këto akuza të veçanta, përgjegjësia është vërtet e saj”, ka deklaruar ai për Kossev.

/GazetaSinjali/