image Abbott takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë 

Politikë

Abbott takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë 

news image

Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka vizituar komandantin e KFOR-it, Angelo Mikel Ristuccia.

Përmes një postimi nga KFOR, është bërë e ditur se ata kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë. 

“Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ristuća, në kampin Film City në Prishtinë, ku kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në atë zonë”, thuhet në llogarinë zyrtare të KFOR-it në Twitter.

/GazetaSinjali/