image Akuza për trafikim me drogë dhe armë, ekstradohet në ShBA ish-presidenti i këtij shteti

Botë

Akuza për trafikim me drogë dhe armë, ekstradohet në ShBA ish-presidenti i këtij shteti

news image

Agjentët e Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës kanë ekstraduar ish-presidentin e Hondurasit Juan Orlando Hernández në Nju Jork, ku ai do të përballet me akuzat federale të trafikut të drogës dhe armëve.

Policia kombëtare e Hondurasit ua dorëzoi Hernándezin e prangosur agjentëve të DEA në aeroportin Tegucigalpa pak më shumë se dy muaj pasi ai u arrestua jashtë shtëpisë së tij më 15 shkurt pas një kërkese ekstradimi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA, raporton The Guardian.

Hernández e la detyrën më 27 janar pas dy mandatesh si president. Ai akuzohet për marrjen e miliona dollarëve ryshfet nga trafikantët e dhunshëm të drogës në këmbim të mbrojtjes nga zbatimi i ligjit, konspiracion të trafikut të drogës dhe dy akuza të lidhura me armët, të cilat mbartin një dënim minimal prej 40 vjet burg.

Hernández ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje me trafikantët e drogës, duke i përshkruar akuzat si gënjeshtra të bëra nga kriminelët që përpiqen të ulin dënimet e tyre përmes bashkëpunimit.

/GazetaSinjali/