image Akuza për gjenocid nga Ukraina e raketa supersonike nga Rusia/ Këto janë zhvillimet e fundit

Botë

Akuza për gjenocid nga Ukraina e raketa supersonike nga Rusia/ Këto janë zhvillimet e fundit

news image

Sot shënohet dita e 25-të prej kur presidenti rus, Vladimir Putin dha urdhër që të fillojë pushtimi i Ukrainës, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë këtyre ditëve janë vrarë shumë civilë ukrainas, por edhe ushtarë nga dy frontet.

Përveç humbjeve njerëzore, dëme të mëdha kanë pësuar edhe ushtria e Rusisë e ajo e Ukrainës.

Këto janë të gjitha zhvillimet më të fundit nga Ukraina:

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna ka akuzuar Rusinë për “gjenocid” dhe pretendon se “gratë janë dhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë”.

Zyrtarët në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit thonë se mijëra banorë janë marrë kundër vullnetit të tyre dhe janë transportuar në Rusi.

Ndërkohë, autoritetet në Mariupol thonë se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë në të cilën ishin strehuar 400 njerëz, duke shkatërruar ndërtesën dhe duke varrosur dhjetëra nën rrënoja.

Forcat ajrore të Rusisë thonë se kanë lëshuar një raketë hipersonike në një objektiv ukrainas për të dytën ditë radhazi.

Diku tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se forcat ruse kanë bërë “përparim të kufizuar” në pushtim dhe në vend të kësaj janë kthyer në bombardimin e qyteteve të Ukrainës “pa dallim”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i ka kërkuar Kinës që të dënojë me forcë pushtimin rus të Ukrainës, duke e përshkruar luftën si një betejë midis së mirës dhe së keqes.

/GazetaSinjali/