Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi ka rrëfyer një nga momentet më të vështira dhe më të rrezikshme që ka kaluar gjatë jetës.
Në vitin 2012 Adrianës i është dashur të operohej menjëherë pasi u ekzaminua me tumor në kokë.
Matoshi ka ndarë edhe përjetimet trishtuese dhe plot frikë, madje edhe një moment tronditës me vajzën e saj të vogël.
Ajo ka treguar se nëpër gjumë vajza e kishte pyetur nëse do të vdiste.
“Momenti më i vështirë ka qenë kur unë e kam patur vajzën në gji ditën, kur jam nisur në Tiranë nuk më lëshoheshe prej gjirit dhe nisi të qante. Asaj ja ndjente zemra. Kaona ishte në gjumin më të mirë dhe më pyeti “mami a do vdesësh” nëpër gjumë. Këto gjëra më kanë mërzitur dhe më kanë tronditur. Por mjeku ma bëri më të lehtë. Shkruarja në dhomën e operimit ishte e vështirë sepse nuk e dija a do shpëtoja a jo”, tha aktorja.