image Aktorja e njohur arrestohet dy herë brenda javës

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur arrestohet dy herë brenda javës

news image

Aktorja e njohur amerikane Jane Fonda, është arrestuar për herë të dytë brenda një jave teksa protestonte në Capitol Hill për çështjen e klimës.

Pavarësisht se në moshën 81-vjeçare, Fonda është kthyer në një simbol të vërtetë rezistence.

Greta Thunberg, më la përshtypje të mëdha”, deklaroi aktorja e cila rreshtohet gjithmonë e para në këto protesta.

Jane Fonda dhe 17 persona të tjerë u arrestuan në protestën përballë Capitol Hill nën akuzën e protestës së paligjshme.

Ajo deklaroi para mediave se është e gatshme të arrestohet çdo të premte, ditë kjo e zgjedhur dhe nga adoleshentja Greta Thunberg për të protestuar përpara parlamentit suedez.

“Kam qenë një aktiviste për klimën prej një kohë të gjatë dhe prej vitesh kam marrë vendime në mbrojtje të saj. Drejtoj një makinë elektrike, ricikloj mbeturinat, evitoj plastikën dhe ha më pak mish. Por jam e vetëdijshme se këto zgjedhje individuale nuk mund ta ndryshojnë me shpejtësinë e duhur atë që po ndodh me planetin tonë”, u shpreh aktorja e njohur./Gazeta Sinjali/

Image result for jane fonda
Image result for jane fonda