image Aktori kosovar infektohet me koronavirus

Bota e Yjeve

Aktori kosovar infektohet me koronavirus

news image

Aktori kosovar, Basri Shala, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Shala ka treguar se është munduar të jetë strikt në respektimin e masave të vëna nga Qeveria, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i shpëtojë virusit.

“Miq, pas disa shqetësimeve që i kisha, dje e kam bërë testin. Para pak kohe më lajmëruan nga IKSHP dhe më treguan që jam njeri shumë i mirë dhe pozitiv. Ata që më njohin e dijnë sa shumë kam pasur kujdes, por në fund e lëshova bajrakun. Ka shume kohë që maskën dhe distancën e kam respektu strikt”, ka shkruar Shala. /Gazeta Sinjali/