Aktori kosovar, Basri Shala, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.
Shala ka treguar se është munduar të jetë strikt në respektimin e masave të vëna nga Qeveria, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i shpëtojë virusit.
“Miq, pas disa shqetësimeve që i kisha, dje e kam bërë testin. Para pak kohe më lajmëruan nga IKSHP dhe më treguan që jam njeri shumë i mirë dhe pozitiv. Ata që më njohin e dijnë sa shumë kam pasur kujdes, por në fund e lëshova bajrakun. Ka shume kohë që maskën dhe distancën e kam respektu strikt”, ka shkruar Shala. /Gazeta Sinjali/