image Aktori i njohur i bashkohet AAK-së (FOTO)

Kosovë

Aktori i njohur i bashkohet AAK-së (FOTO)

news image

Aktori i njohur kosovar, i cili u bë i famshëm sidomos me rolin e tij tek seriali “O sa mirë”, Jeton Zogjani, prej sot ka vendosur që ta sfidoj veten edhe në politikë.

I njohur tek seriali “O sa mirë” me emrin Hakiu në rolin e Drenicakut, aktori Zogjani ka vendosur që t’i bashkohet partisë së kryeminsitrit në ikje, Ramush Haradinaj, AAK-së.

Njoftimin për aderimin e aktorit Zogjani në AAK e ka bërë të ditur vet kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në FB.

Postimi i plotë i Haradinajt në FB:

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ka shkruar Haradinaj në FB. /Sinjali/