image Aktori i "Game of Thrones" infektohet me koronavirus

Bota e Yjeve

Showbiz/ Aktori i “Game of Thrones” infektohet me koronavirus

news image

Aktori i “Game of Thrones”, Kristofer Hivju është infektuar me koronavirus.

41-vjeçari publikoi një fotografi me gruan e tij, Gry Molvaer Hivju nga shtëpia e tyre në Norvegji, ku tregoi për fansat se ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

“Përshëndetje nga Norvegjia! Më vjen keq që duhet t’ju tregoj se kam dalë pozitiv në rezultatet e bëra për COVID19, koronavirus. Familja ime dhe unë jemi vetizoluar në shtëpi. Jemi në gjendje të mirë – kam simptoma të lehta të ftohjes. Ka njerëz që janë në rrezik të lartë, prandaj ju kërkoj të jeni shumë të kujdesshëm, të pastroni duart, të mbani distancë 1.5 metra nga të tjerët, shkoni në karantinë, bëni gjithçka që ta parandaloni këtë virus”, shkroi ai ndër tjerash.

Përveç tij edhe emra të njohur si Idris Elba, Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, janë të prekur me koronavirus./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B9zvkEHBRjf/?utm_source=ig_web_copy_link