image Aktori i dërgon letër të hapur Vuçiqit: Fajtori i vetëm për gjithçka që ka ndodhur me Serbinë jeni ju

Rajon

Aktori i dërgon letër të hapur Vuçiqit: Fajtori i vetëm për gjithçka që ka ndodhur me Serbinë jeni ju

news image

Ammar Meshiq, aktori i serialit serb “Igra Sudbine”, përmes llogarisë së tij në Instagram ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke shkruar se ai është fajtor “për gjithçka që i ka ndodhur Serbisë tonë”.

“Pa respekt, nuk mund të them as zotëri… I pandershëm Aleksandar Vuçiq, kohë më parë kam pushuar së komentuari publikisht për punën tuaj, punën e qeverisë tuaj dhe politikën në vendin tonë në përgjithësi. Unë kurrë nuk ju kam përkrahur dhe gjithmonë më ka ardhur turp për gjithçka që bëni dhe mënyrën se si na drejtoheni ne qytetarëve”, ka thënë Mesiq në letrën e tij të drejtpërdrejtë drejtuar Presidentit të Serbisë.

“Për mua fajtori i vetëm për gjithçka që ka ndodhur me Serbinë tonë jeni ju dhe Qeveria juaj. Turp të kesh. Ju, të gjithë ministrat dhe gazetarët tuaj që e sollët Serbinë në këtë gjendje”, shtoi ai.

“Të dashur fëmijë që na shikoni në televizor (edhe pse Vuçiq thotë se nuk shikoni televizor, kështu që pyes veten se si na njihni në rrugë?), ju premtoj se në periudhën e ardhshme do të përpiqem dhe do të ndihmoj aq sa mundet në mënyrë që zëri juaj të dëgjohet dhe të vë në dukje problemet e sotme. Ngushëllime të sinqerta familjeve”, ka përfunduar Mesiq në një postim në Instagram.

/GazetaSinjali/