image Aktori Bryan Cranston rrëfen përvojën me COVID-19

Bota e Yjeve

Aktori Bryan Cranston rrëfen përvojën me COVID-19

news image

Aktori 64-vjeçar, Bryan Cranston së bashku me bashkëshorten e tij janë infektuar me koronavirus.

Cranston ka rrëfyer eksperiencën e gjithë kësaj, cili tregoi se pse ka qenë i qetë kur zbuloi se ishte prekur me virus.

“Kur unë dhe gruaja ime kontraktuam atë shumë herët – në javën e parë kur gjithçka kishte filluar – mendoja që botës nuk i intereson një gjë e tillë”, tha Cranston.

Siç potencon aktori, çifti kishin më shumë dhimbje të qafës dhe ndjeheshin gjatë tërë kohës të lodhur.

Cranston thekson se ka biseduar me Hank dhe Wilson gjatë kohës kur ishin duke u rikuperuar në Australi.

“Ne ishim duke biseduar me ta gjatë kohës kur ishin në Australi dhe kur u kthyen, ne kemi darkuar së bashku dhe shikuam njëri-tjetrin duke thënë, ‘ne e bëmë këtë, nuk jemi të infektuar më’”, thotë ai. /Gazeta Sinjali/