image Aktiviteti i sotëm i Hashim Thaçit një ditë para nisjes për në Hagë

Politikë

Aktiviteti i sotëm i Hashim Thaçit një ditë para nisjes për në Hagë

news image

Presidenti Hashim Thaçi, një ditë para se të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim, ka bërë homazhe pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Thaçi tha se Demaçi dha gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për çka shtoi se sakrifica e tij është sinonim i lirisë së Kosovës dhe motivi për të gjithë që sot janë të lirë dhe të pavarur.

“Jam sot këtu për të nderuar dhe respektuar simbolin e rezistencës kombëtare, emblemën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për të nderuar jetën, përkushtimin dhe sakrificën e Adem Demaçit, i cili dha gjithçka për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe bashkim kombëtar. Jeta dhe vepra e Demaçit do jenë gjithmonë simbol, por edhe janë motiv dhe energji për gjithë atë angazhim që na pret edhe në të ardhmen që të jemi pjesë e NATO-së dhe Bashkimit Evropian dhe ruajtjen e raporteve të përjetshme me ShBA-të. Sakrifica e Adem Demaçit është sinonimi i lirisë së Kosovës dhe motivi për të gjithë ne që sot jemi të lirë dhe të pavarur”, tha ai.

Nesër, Thaçi do të udhëtojë për në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria e Specializuar.

Më 24 qershor, Prokuroria e Hagës e ka bërë publike propozim-aktakuzën kundër Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. /Gazeta Sinjali