image Akti normativ për emisionet, revoltohet Arian Çani: Rama ka 20 vjet që e pret këtë ditë

Botë

Shqipëri/ Akti normativ për emisionet, revoltohet Arian Çani: Rama ka 20 vjet që e pret këtë ditë

news image

Qeveria shqiptare miratoi së fundmi një akt normativ sipas të cilit të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive do të dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë.

Pas këtij vendimi ka ardhur regimi i moderatorit Arian Çani, i cili i drejtohet me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama:

“Na mbylli I Gjati na mbylliiiii… Ka 20 vjet qe e pret kete dite… Putain… Bravo Ramses! Bravo o Faraon i Egjiptit !!! Tani je qe je, futi nje te mbyllur dhe rrjeteve sociale diarre dhe fli i qete… Te erdhi dita dhe e meriton. Ke luftuar per kete dite… Jepi Rams. Merr hak fort. Askush s’e ka mendjen ne keto kohe kolerash. Madje shumica e banoreve idiote dhe analfabete te ketij katundi, do gezohen pa mase. Jepi Ramses Faraoni… Godit fort. Déguelasse!”, është shprehur Çani.

Urdhri i Auroritetit te Mediave Audiovizive :

Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.