image Akti heroik i Adem Qorrit në Florida – flasin gruaja e të ndjerit dhe nëna e 6 vjeçarit që e shpëtoi

Sociale

Akti heroik i Adem Qorrit në Florida – flasin gruaja e të ndjerit dhe nëna e 6 vjeçarit që e shpëtoi

news image

“Djemtë gjashtë dhe dhjetë vjeçarë të Mallory Hutchinson ishin jashtë në një varkë me babanë e tyre”, kështu fillon rrëfimi i “Fox13” rreth rastit në Florida që përfundoi tragjikisht –  mbeti i vdekur Adem Qorri nga Drenasi.

Ata ishin nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren e arritur në një lojë futbolli amerikan. Aty me fëmijët e tij kishte qenë edhe Adem Qorri.

“Djali më dërgoi fotografi të ujit dhe yllit të detit që ata kapën”, tha Hutchinson, nëna e djalit të shpëtuar nga mbytja.

Por, përderisa dy djemtë notonin, ata nuk e kuptuan se sa afër rrezikut ishin – deri sa ishte tepër vonë. Nëna e fëmijëve duke rrëfyer ngjarjen përshkruan se i vogli i saj ishte tërhequr nga valët, ndërkaq 10 vjeçari u përpoq ta kapte dhe ta tërhiqte mbrapa por nuk arriti ta bëjë këtë.

Dale Furness, babai i dy djemve, dhe Adem Qorri u përpoqën t’a shpëtonin djalin 6 vjeçar. Mirëpo, ndërsa Ademi u përpoq të mbante 6 vjeçarin Carson, ai humbi ndjenjat.

“Djali im tha se po kërkonte ndihmë duke bërtitur ”, tregoi Hutchinson.

Trupin e të ndjerit Qorraj e kishte nxjerrë nga uji një skafist, por ai kishte ndërruar jetë në spital. Pas kësaj fatkeqësisë, nëna e djalit që u shpëtua u shpreh se nuk kishte fjalë ta përshkruante mirënjohjen e saj për aktin heroik të tashme të ndjerit Adem Qorrit. 

“Gjashtë vjeçari im, ai i shpëtoi jetën,” tha Hutchinson në Fox13 për Ademin. “Unë as nuk mund ta përshkruaj me fjalë mirënjohjen time…Nuk mund të them as sa mirënjohës jam. Nuk ka fjalë që do ta zëvendësojnë atë”.

Ndërkohë Blerta, gruaja e të ndjerit, po qëndronte përkrah Mallory-t, derisa e quajti Qorrin si babai më i mirë i gjithë kohërave.

“Unë do të thosha që ai do ta bënte përsëri këtë pa e menduar dy herë”, tha Blerta. “Dhe jam i lumtur që ai e bëri atë dhe që ai është një hero tani”, duke shtuar se me siguri ai e dinte se ishte potencialisht duke zgjedhur mes jetës së tij dhe jetës së fëmijës së dikujt tjetër dhe nuk do të pendohej kurrë për atë që bëri.

Tahmë, familja Qorraj po bëjnë përpjekje ta sjellin trupin e të ndjerit në vendlindje, në Kosovë për varrim. 

Adem Qorri, pronari i dyqanit të automjeteve Neë Port Richey, shkoi në Amerikë si refugjat nga konflikti ballkanik në fund të viteve ’90.

/GazetaSinjali/