image Ngritet aktakuzë për mosdeklarim të pasurisë ndaj zyrtares në Prizren

Drejtësi

Ngritet aktakuzë për mosdeklarim të pasurisë ndaj zyrtares në Prizren

news image

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.I., – zyrtare e lartë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, “nga data 01.03.2021 deri më 31.03.2021, e pandehura S.I., në cilësi të zyrtarit të lartë publik, këshilltare e Asamblesë Komunale në Prizren, duke qenë e detyruar të bëjë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, edhe përkundër faktit që paraprakisht ishte njoftuar përmes e-mailit zyrtar më datë 03.03.2021, e njëjta nuk ka bërë deklarimin e rregullt të pasurisë brenda afatit të paraparë ligjor dhe mos deklarimin e pasurisë nuk ka mundur që ta arsyetoj.

Me këto veprime e pandehura S.I., ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton prokuroria,

/GazetaSinjali/