image Aktakuzë ndaj një zyrtari në Komunën e Kllokotit, dyshohet për keqpërdorim detyre

Drejtësi

Aktakuzë ndaj një zyrtari në Komunën e Kllokotit, dyshohet për keqpërdorim detyre

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj A.E, këshilltar i kryetarit të komunës së Kllokotit, pasi dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Prokuroria njofton se A.E. në janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran të Vitisë kishte tejkaluar kompetencat e tij duke arritur marrëveshje verbale me përfaqësuesin e një operatori për të vendosur inventarë në objektin e ri të komunës.

“Përfaqësuesi i operatorit ekonomik ka vendosur gjithë inventarin e porositur në objektin e ri të komunës së Kllokotit dhe deri më tani nuk është realizuar asnjë pagesë nga komuna, me ç’rast të njëjtit i është dëm material në vlerë prej 4.460 euro”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/