image Aktakuzë ndaj 52-vjeçarit nga Malisheva që rrahu djalin dhe ia theu brinjët vëllait pasi ndërhyri për ta ndalur

Drejtësi

Aktakuzë ndaj 52-vjeçarit nga Malisheva që rrahu djalin dhe ia theu brinjët vëllait pasi ndërhyri për ta ndalur

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit V.B., 52-vjeçarit nga Malisheva, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Sulm”, raporton Gazeta Sinjali.

Prokuroria ka njoftuar se më 18 korrik 2022, në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i dyshuari V.B., me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit, djalit të tij, E.B., ku pas një mosmarrëveshje paraprake që kishin mes tyre,  i dyshuari fillon që t’i bërtasë djalit të tij, e pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me shuplaka në kokë.

Me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.     

Gjithashtu, në të njëjtën ditë dhe vend, me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, vëllait të tij, I.B.

I dëmtuari I.B., pasi vëren të pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për t’i ndarë, por i dyshuari revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, shpinë, duar dhe në pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, nënparagrafin.1.4 të KPRK-së.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri V.B.,  të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen.

/GazetaSinjali/