Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër shtatë të akuzuarve, raporton Gazeta Sinjali.
Gjashtë prej tyre dyshohen për “Falsifikim të parasë”, ndërsa i shtati për “Armëmbajtje pa leje”.
“Prokuroria Speciale njofton se kundër gjashtë (6) të akuzuarve me inicialet, E.K., N.G., H.K., Z.K., V.K. dhe V.K., aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale ‘Falsifikim i parasë’ nga neni 296 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.“
“Ndërkaq, kundër një të akuzuari me inicialet S.K., Prokuroria ka ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Gazeta Sinjali/