image Aksioni në Veri, Sveçla: Policia ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge, është arrestuar pronari

Siguri

Aksioni në Veri, Sveçla: Policia ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge, është arrestuar pronari

news image

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një laborator droge është shkatërruar në veriun e vendit.

Pronari i këtij laboratori është arrestuar, kurse bashkëpronari dyshohet se e kishte sulmuar Policinë e Kosovës muajin e kaluar.

Postimi i plotë:

Sot Policia e Kosovës në kuadër të detyrave të saj në zbatim të ligjit, ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicë të Veriut me ç’rast është arrestuar pronari i këtij laboratori. Pavarësisht angazhimeve të policisë, kriminelët ende po mendojnë se mund të vazhdojnë me shkeljen e ligjit dhe kundërligjshëm të pasurohen në kurriz të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Bashkëpronar i laboratorit tashmë të shkatërruar është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij. Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vucic e Petkovic. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin.

/GazetaSinjali/