image Aksioni i Krimeve Ekonomike, pranga edhe për katër zyrtarë komunalë

Siguri

Aksioni i Krimeve Ekonomike, pranga edhe për katër zyrtarë komunalë

news image

aksionin e Krimeve Ekonomike për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht, pritet të arrestohen edhe katër zyrtarë komunalë.

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje për secilin zyrtar që do të përfundojë në prangat e Policisë, por për shkak të ndjeshmërisë së hetimit, tani për tani nuk do t’i zbulojë.

Nga ky aksion që do të zhvillohet në disa qytete, pritet arrestimi i më shumë se 20 personave.

Përveç rajonit të Prishtinës, përkatësisht Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ku numri i të arrestuarve do të jetë 9, ky aksion shtrihet edhe në rajonin e Pejës dhe të Gjilanit.

Burimet e Sinjalit njoftuan se cak i aksionit aktualisht janë edhe këto komuna: Podujeva, Vitia, Fushë Kosova dhe Istogu.

/GazetaSinjali/