image Aksioni Brezovica: Këta janë vëllëzërit biznismenë të cilëve  shteti ua bastisi auto sallonin

Siguri

Aksioni Brezovica: Këta janë vëllëzërit biznismenë të cilëve  shteti ua bastisi auto sallonin

news image

Që nga orët e para të mëngjesit është duke u zhvilluar një aksion në kuadër të rastit ‘Brezovica’. Prokuroria Themelore në Ferizaj, bashkë me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë ATK-në dhe Doganën po kryejnë bastisje në disa auto sallone, shtëpi private e lokale tjera përcjellëse në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.

Cak i bastisjes është edhe auto salloni ‘Iliri’ në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë.

Sinjali ka siguruar pamje, ku shihen njësitë policore bashkë me prokurorin e rastit, Rasim Maloku, teksa qëndrojnë në Çagllavicë ku po kryhen bastisje në auto sallonin që është në pronësi të vëllezërve Sheqir e Ilir Vërshevci nga qyteti i Vushtrrisë.

Të njëjtit janë pronarë edhe të tri bizneseve tjera që merren me ndërtim e shitje të derivateve.

Kujtojmë që sipas komunikatës së Prokurorisë, ky aksion po zhvillohet nën dyshimet për veprat penale ‘Fajde’, ‘Shmangie nga tatimi’ dhe ‘Detyrimi’.

/GazetaSinjali/