image Policia ia zë derën autosallonit ‘Iliri’ në Çagllavicë - pamje nga aksioni i Prokurorisë së Ferizajt

Ekskluzive

Policia ia zë derën autosallonit ‘Iliri’ në Çagllavicë – pamje nga aksioni i Prokurorisë së Ferizajt

news image

Në orët e para të mëngjesit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, bashkë me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë ATK-në dhe Doganën kanë zhvilluar një aksion në kuadër të rastit “Brezovica”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, aksioni po bastisje po kryhen në disa shtëpi, lokale përcjellëse dhe autosallone në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri e Lipjan.

Sinjali ka siguruar pamje, ku shihen njësitë policore bashkë me prokurorin e rastit, Rasim Maloku, teksa qëndrojnë në Çagllavicë ku po kryhen bastisje në autosallonin ‘Iliri’.

Ndryshe, Prokuroria përmes një komunikate për media ka njoftuar se bastisjet po bëhen për shkak të dyshimit të veprave ‘Fajdeja’, ‘Shmangia nga tatimit’ dhe ‘Detyrimi’.

iliri 2

/GazetaSinjali/