image Aksion i Policisë/ 31-vjeçarit i gjendet drogë e mbi 800 fishekë në shtëpi

Siguri

Aksion i Policisë/ 31-vjeçarit i gjendet drogë e mbi 800 fishekë në shtëpi

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të narkotikëve në veri të Mitrovicës.

Operacioni i Policisë nisi pas informacioneve se i dyshuari A.V. (1990) posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.

Me urdhër të gjykatësit është  bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse të  shtëpisë.

“Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale:

•Dy qese me sasi te dyshuar të marihuanës me peshë rreth 257 gramë,

•Një qese najloni me 41 paketime me sasi të dyshuar të marihuanës,  me peshë rreth 238 gramë,

•248 copa fishekë te pushkës automatike te kalibrit 7.62,

•562 fishek të gjuetisë, 100 kapsula ndezëse të gjuetisë dhe 100 plastika kapsula të zbrazëta për pushkë të gjuetisë,

•Një sprej.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge Neni 267 i KPRK-se;  Mbajtje ne pronësi posedimi i pa autorizuar i armës Neni 366 i KPRK-se. 

Me urdhër të prokurorit  të dyshuarit i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh.”

/GazetaSinjali/