image Aksidentohet vetura e Policisë në Gjilan, zyrtari policor merr lëndime

Siguri

Aksidentohet vetura e Policisë në Gjilan, zyrtari policor merr lëndime

news image

Një automjet i Policisë së Kosovës është përfshirë dje në një aksident trafiku në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, rreth orës 08:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar një zyrtar policor i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, zyrtari policor është liruar. /Gazeta Sinjali/