image Aksident në rrugën Deçan-Gjakovë, vetura e Policisë përfundon jashtë rruge

Siguri

Aksident në rrugën Deçan-Gjakovë, vetura e Policisë përfundon jashtë rruge

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture të policisë dhe një golf 5, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën Deçan-Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

“Në orën 08:20 policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën Deçan-Gjakovë. Dy vetura janë aksidentuar, njëra e policisë e tjetra civile. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/