image Aksidentohen tri vetura në Mitrovicë, lëndohet një person

Kosovë

Aksidentohen tri vetura në Mitrovicë, lëndohet një person

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, si pasojë e të cilit ka mbetur i lënduar një person, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Ky sinjalizues ka thënë se personi i lënduar është një femër të cilën e ka marrë ambulanca dhe e ka dërguar për tretman mjekësor.

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidentet e trafikut që kanë ndodhur 24 orët e fundit në terrritorin e Kosovës.

/Gazeta Sinjali/