image Aksidentohen dy vetura në Zveçan, njëri nga të lënduarit është polic

Siguri

Aksidentohen dy vetura në Zveçan, njëri nga të lënduarit është polic

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave civile në Zveçan, përcjellë Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy meshkuj serb, njëri prej të cilëve është edhe zyrtar policor, i cili në ato momente ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

/Gazeta Sinjali/