image Aksidentohen dy vetura në rrugën Prizren - Suharekë, lëndohen dy persona

Kosovë

Aksidentohen dy vetura në rrugën Prizren – Suharekë, lëndohen dy persona

news image

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në mes të dy veturave në fshatin Lubishtë, në rrugën Prizren- Suharekë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se ka edhe se ende nuk dihet gjendja e të lënduarve.

“Në aksident kanë mbetur dy persona të lënduar. Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore deri sa mjekët ta konfirmojnë. Është një aksident ndërmjet dy automjeteve”, ka thënë Osmanollaj për Gazetën Sinjali.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent. /Gazeta Sinjali/