image Aksidentohen dy vetura në Prizren, lëndohen katër zyrtarë policorë

Siguri

Aksidentohen dy vetura në Prizren, lëndohen katër zyrtarë policorë

news image

Katër zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore nga një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 17:45, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.

Dy vetura janë përfshirë në një aksident, derisa njëra prej tyre ishte e Policisë së Kosovës. Vetura tjetër, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, siç ka mësuar Sinjali, katër zyrtarët policorë morën lëndime të lehta trupore. /Gazeta Sinjali/